BallinaAktualitetProjektligji i ri/ Çfarë përfitojnë fëmijët që u kanë rënë prindërit në...

Projektligji i ri/ Çfarë përfitojnë fëmijët që u kanë rënë prindërit në krye të detyrës

spot_img

Qeveria e re Rama 3 ka miratuar projektligjin për statusin “fëmijë në përkujdesje të republikës”.

Sipas këtij projekt ligji do të merren në mbrojtje dhe në përkujdesjen e shtetit të fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit kanë humbur jetën në kushtet e përcaktuara nga ligji “Për statusin “Dëshmor i Atdheut”.

Këta fëmijë do të përfitojnë trajtim financiar mujor që llogaritet në bazë të pagës mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

Statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” përfitohet deri në moshën 18 vjeç dhe i siguron personit një trajtim të veçantë material e moral, deri në moshën 25 vjeç, nëse ndjek arsimin e lartë.

Konkretisht ky përfitim do të jetë në masën:

– 100 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
– 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
– 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
– 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
– 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Në këtë rast trajtimi financiar mujor për të gjithë fëmijët përfitues të mos tejkalojë shumën 150 % të pagës më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular