BallinaKryesore‘Rama 3’/ Ditën që do i shkasë këmba Ramës, njerëzit e flustruar...

‘Rama 3’/ Ditën që do i shkasë këmba Ramës, njerëzit e flustruar në parti mund t’i bëjnë ‘puçin’ mbrapa

spot_img
spot_img

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Genc Burimi, ka komentuar kabinetin qeverisës ‘Rama3’.

Ai shprehet se nuk ka risi në kabinetin e ri, por është vazhdimësi i dy mandateve të para, ndërsa shton se Kryeministri Edi Rama i bën qeveritë siç dëshiron ai vetë, duke qenë se ka fuqinë në dorë.

Genc Burimi: Nuk ka risi është vashdimësi, është si Rama 2. Është një qeveri e përbërë me shumë gra që është gjë e mirë, por është një kategori e re ministrash që tregon që Rama sot ka fuqinë në dorë dhe i bën qeveritë siç do ai. Në këtë mënyrë ai pretendon që politikën ta bëjë me anë të  partisë. Është diçka që kemi parë edhe në perëndim, nuk është për t’u habitur.

Ai thotë që Rama ka një qeveri teknike, ndërkohë shton se ai mund t’i lëvizë kur të dojë Ministrat në pakënaqësinë e parë.

Burimi: Ministrat mund të lëvizin fare kollaj në pakënaqësinë e parë që mund të ketë Kryeministri.

E mira në pasjen e Ministrave teknikë është se ata bëjnë gjithçka që thotë Kryeministri dhe nuk e diskutojnë. Ana negative është se të krijon shumë pakënaqësira në parti.”

Më tej shton se ditën që do i shkasë këmba, këto njerëz të flustruar në parti mund t’i bëjnë dhe ‘puçin’ mbrapa.

Burimi: Ditën që Ramës do i shkasë këmba, këto njerëz të flustruar në parti mund t’i bëjnë dhe ‘puçin’ mbrapa. Por për momentin Rama është i fortë, ka fituar tre mandate. Dhe njëri nga këta që mund ta dëmtojnë është ekonomia, sepse është folur shumë pak. Ndodhi tërmeti, ndodhi Covid-19, ndodhën zgjedhjet, dhe nuk po pyet fare për ekonomi. Prisja që opozita ta bënte çështjen ekonomike, çështje primare, por kjo nuk po ndodh. Ekonomia është kyç për të ardhmen e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular