Ka nisur sezoni i dytë i “EXPULS” nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora këtë të shtunë mbrëma (18 shtator 2021).
Në pjesën e parë të programit, për të diskutuar për temën “Prindi 1,2 apo 0” ka qenë Sazan Guri, Erion Zeqiraj dhe Isa Myzyraj.
Deklaratat e Sazan Gurit për këtë komunitet kanë shkaktuar acarim tek aktivisti i LGBTQI dhe gazetari i Ora News, Isa Myzyraj duke shkaktuar debat të ashpër në studio:
Isa Myzyraj: Dëgjova broçkulla. Ja nisi që në fillim, bëri propagandë për vaksinat kur unë e di qe as ka studiuar për mjekësinë dhe nuk ka lidhje. Meqë e quan vetën profesor t’ia lej profesionistëve. Kush është Sazan Guri që të flasi për vaksinën, duke kaluar që tha se komunitet LGBTQI janë anti-natyror dhe kanë dalë nga rruga e zotit. Kë quan rrugë zoti Sazan Guri? Ai nuk ka studiuar as sjellje njerëzore as psikolologji.
Sazan Guri: Shiko sa i ashpër ishte. Unë thash qe antitrupi më i mirë është natyra.
Ronaldo Sharka: E lëmë këtë se kemi ardhur për temë tjetër.
Sazan Guri: Nuk e lemë këtu. Edhe njëherë ti gazetar i nderuar. Unë nuk jap receta se nuk jam sharlatan.
Isa Myzyraj: Mos fol fare!
Debati vazhdoi me ngritje të larta zëri duke shkaktuar debat të fortë në studio.
Ndiqni videon e plotë për më tepër: