Rrugët e Beogradit janë bërë arenë përleshjesh mes tifozëve të Partizanit të Beogradit dhe Yllit të Kuq (Crvena Zvezda), para derbit të Serbisë, që luhet në orën 18:00.
Në Beogradin e Ri, në një zonë informale tifozët kanë goditur njëri-tjetrin me gurë, shkopinj e sende të tjera të forta, ndërsa mediat serbe raportojnë se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Në këtë zonë është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar përplasjen.
Policia ka shoqëruar dhjetra tifozë, ndërsa raportohet për të paktën 17 persona që kanë mbetur të lënduar nga sherri masiv.