BallinaPolitikeDebat në Kryesinë e grupit PD për përjashtimin e Berishës mes Nokes...

Debat në Kryesinë e grupit PD për përjashtimin e Berishës mes Nokes dhe Bashes

spot_img
spot_img

Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së e cila ka nisur prej orën 12:30 është shoqëruar me debate në lidhje me vendimin e kreydemokratit Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha

Gazetari Osman Stafa, mëson për “BalkanWeb” se deputeti Flamur Noka e ka quajtur një thikë pas shpine vendimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që kreu i PD  i është kundërpërgjigjur duke thënë së duke e marrë këtë vendim vetë ka mbajtur të bashkuar partinë.

“Vendimi ndaj Berishës ishte një thikë pas shpine për demokratët. Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishes nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar- ka thënë Noka.

Kreu i PD-së ka thënë se vendimi përjashtimin e Sali Berishës s’ka qenë vendimi i jetës së tij, por vendimi më i vështirë i jetës së tij.

“Mos thoni gjysëm te vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qene më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishen nuk ka me kthim pas. Pastaj ka nje keqlexim qe behet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e verteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit.

Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan.”- tha Basha.

Pjesë nga debati: 

Lulzim Basha:  Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është lincuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjek proëesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dal në shesh do të qendrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishtenevoja për mbledhjen organeve të PD.

Flamur Noka: Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar

Lulzim Basha: Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë sic  i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimarrës. Duhet të ishte thirrë Kuvendi.

Lulzim Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend se s’mund të ketë Kuvend antiamerikan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular