Policia e Tiranës ka identifikuar 3 autorët e plagosjes që ndodhi në kryeqytet pak net më parë.
Dy të rinj u qëlluan me armë në Qafë-Kashar dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimit të policisë, gjithçka nisi pas një manovre të gabuar me makinë. Dy personat që ndodheshin në makinë dolën dhe u konfliktuan me 3 persona të tjerë Ata sapo kishin përfunduar lojën e kalçetos dhe po largoheshin për në shtëpi, por sherri degradoi deri në nxjerrjen e armëve.
Gazeta Shqip mëson se tre të shpallurit në kërkim janë Luan Lame, Blerim Allmeta, dhe Adriatik Cena.