Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.
“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,” shkruan ministrja.
Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.
Masat e marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve për hapjen dhe funksionimin e strukturave parauniversitare për vitin shkollor 2021-2022.
Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës:
1-Orari për hyrjen e nxënësve rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejtoria;
2-Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar orarin;
3-Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një në largësi 1.5 metra;
4-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme me temperaturë njofton mësuesin i cili bashkë me mjekun e shkollës verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo;
5-Personi përgjegjës nga stafi i shkollës duhet të kryejë vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë:
-Matje të temperaturës
-Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar
-Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë
6-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të brenda ditës;
7-Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave do të qëndrojnë të hapura;
8-Dalja nga shkolla do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social;
Qëndrimi dhe mësimi në klasa:
1-Gjatë procesit mësimor mësuesi qëndron ën klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit;
2– Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë
3-Duhet të mbahet maska gjatë kohës së transportit
4-Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit;
5-Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar duhet të mbajnë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambientet e shkollës;
6-Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës;
7-Mësuesit sigurohet që të gjithë në klasa janë të pajisur me maska;
8-Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit
9-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur
10-Nuk lejohet ushqimi në klasë./OraNews/