BallinaAktualitetSulm kibernetik në serverat qendror? SHÇBA: U ndërhy menjëherë, nuk ka...

Sulm kibernetik në serverat qendror? SHÇBA: U ndërhy menjëherë, nuk ka…

spot_img
spot_img

Nuk ka asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme SHÇBA përmes një njoftimi, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT.

“Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.
Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090”, bën me dije SHÇBA.

Shcba
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular