BallinaKryesore“Ultimatum amerikan” / Gjekmarkaj: Vështirë të mblidhen forumet për përjashtimin e Berishës

“Ultimatum amerikan” / Gjekmarkaj: Vështirë të mblidhen forumet për përjashtimin e Berishës

spot_img
spot_img

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur në “Open” në Top Channel për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar duke thënë se Basha nuk kishte shteg tjetër përveçse atij vendimi që mori.

Ai tha se Partisë Demokratike i është vënë ultimatum.

“Vendimin për të e ka marrë një shtet tjetër, një fuqi madhore. Kështu që, me atë që unë di, dukej se ishte një rrugë pa shteg. Nuk kishte alternativë tjetër Lulzim Basha. Askush nuk thoshte si do ta zgjidhim çështjen me SHBA, por gjithçka ishte mbi Bashën”, tha ai

Gjekmarkaj mendon se thirrja e anëtarësisë dhe Kuvendit për këtë vendim është e vështirë.

“Duke iu referuar fjalës së Bashës, besoj se është e vështirë të mbledhësh anëtarësi e as Kuvend për një ultimatum që i është vënë PD. Ne nuk dimë cfarë dinë ata, nuk dimë çfarë di Basha e Berisha. Unë sinqerisht e kam të vështirë të gjej cila është rrugëdalja përveç kësaj që ka ndodhur. Këtë vendim e kanë marrë të tjerët, Basha thjesht e ka certifikuar”, deklaroi deputeti i PD.

Sipas Gjekmarka, të njëjtët njerëz që deri dje kritikonin Bashën se përse nuk distancohet nga Berisha, sot i kanë dalë kundër dhe kritikojnë vendimin e kreut të PD-së për përjashtimin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular