BallinaAktualitetBerisha poston VIDEON: Momenti historik i mbrojtjes së sovranitetit

Berisha poston VIDEON: Momenti historik i mbrojtjes së sovranitetit

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të jetë sot në qytetin e Fierit, në vijim të Foltores.

Ndërkohë në mëngjes, Berisha postoi një video nga data 10 shtator, kur ai u fut në parlament teksa jashtë e prisnin qindra mbështetës

“Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqiperia,” shkruan Berisha.

“Sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme, nga pazaret e fëlliqura të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Partia Demokratike do dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurt,” u tha Berisha ndjekësve më 10 shtator.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 18:00 takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të turit “Foltorja”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular