BallinaAktualitetZyrtare! Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg. I janë sekuestruar dhe...

Zyrtare! Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg. I janë sekuestruar dhe…

spot_img

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi dënimi me dy vite.Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t’u mjekuar në një klinikë private.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. Ndërkohë, Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj tha se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ish-kryeprokurorit.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.

Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular