Norvegjia ka vendosur të heq kufizimet kundër koronavirusit.
Kryeministrja dhe ministri i Shëndetësisë e festuan këtë me një përqafim në konferencën për shtyp.
“Tani po kthehemi në një jetë normale të përditshme”, thotë kryeministrja Erna Solberg.
Heqja e masave do të hyjë në fuqi duke filluar nga e Shtuna, 25 Shtator, njoftoi qeveria.
Autoritetet thanë se tashmë COVID-19 mund të krahasohet me gripin e zakonshëm.