BallinaBotaLargimi i Merkelit “frikëson” gjermanët! Milionerët dërgojnë pasurinë e tyre në ofshoret...

Largimi i Merkelit “frikëson” gjermanët! Milionerët dërgojnë pasurinë e tyre në ofshoret e Zvicrës

spot_img
spot_img

Milionerët gjermanë po nxitojnë të zhvendosin pasuritë e tyre në Zvicër, mes frikës se partitë e krahut të majtë do të vijnë në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen të dielën

Nëse Social Demokratët e qendrës së majtë (SDP), Linke e ekstremit të majtë dhe të Gjelbrit ambientalistë vijnë në pushtet, rivendosja e taksës së pasurisë dhe shtrëngimi i taksës së trashëgimisë mund të jetë në axhendën politike.

“Për super të pasurit, kjo është e nxehtë. Familjet sipërmarrëse janë shumë të alarmuara”, tha një avokat tatimor me bazë në Gjermani dhe me operacione të gjera zvicerane.

Ky veprim tregon se sa njerëz të pasur ende e shohin Zvicrën si një vend tërheqës për të “parkuar” pasurinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për të hequr imazhin e saj si një strehë të sigurt e miliarderëve.

Asnjë vend nuk ka më shumë pasuri ofshore se Zvicra dhe prurjet e përshpejtuara  në vitin 2020, në dobi të bankave të mëdha si UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer.

Largimi i Merkelit “frikëson” gjermanët! Milionerët

Tensionet gjeopolitike dhe frika nga pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19, e bënë tërheqës stabilitetin politik të Zvicrës.

Të dhënat e Bankës për Marrëveshjet Ndërkombëtare tregojnë se familjet dhe kompanitë gjermane në bankat në Zvicër u rritën gati 5 miliardë dollarë në 37.5 miliardë në tremujorin e parë të vitit 2021, dhe kjo nuk përfshin aksionet, bonot ose produktet financiare.

Shifrat më të fundit nuk janë të disponueshme, por të brendshmit thonë se prurjet kanë vazhduar.

“Kam rezervuar një shumë mbi mesataren e parave të reja si në tre muajt e fundit”, tha një këshilltar veteran i klientëve në një bankë të madhe zvicerane që merret kryesisht me gjermanët.

Ndërsa një bankier zviceran është shprehur: Unë njoh një numër sipërmarrësish gjermanë që duan të kenë në terren jashtë Gjermanisë nëse gjërat bëhen shumë të kuqe (të majta) atje”.

Një sondazh i së enjtes tregoi se SPD kryeson konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel. SPD dëshiron të rivendosë një taksë mbi pasurinë dhe të rrisë taksën e trashëgimisë, ndërsa të Gjelbrit – një partner i mundshëm i koalicionit – planifikojnë të tatojnë pasuritë më rëndë.

Megjithëse të dy parashikojnë rritjen e taksës mbi të ardhurat për fituesit më të mëdhenj, një taksë mbi pasuritë do të mblidhte shumë më tepër para, ka thënë një avokat i taksave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular