Sali Berisha është pritur me brohorima dhe thirrje entuziazte në Vlorë nga simpatizantët. Ai mbërriti pasditen e sotme për të mbajtur Foltoren e tretë në Pallatin e Kulturës së qytetit bregdetar
Aty Berisha është pritur jo vetëm nga simpatizantë, por dhe deputetët Noka e Leskaj, ish-Presidenti Nishani si dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.
Në Vlorë, Foltorja e tretë nisi me himnin kombëtar të Shqipërisë.