BallinaBotaSpanjë/ Vazhdon shpërthimi i vullkanit ndërsa llava shkatërron gjithçka që gjen para

Spanjë/ Vazhdon shpërthimi i vullkanit ndërsa llava shkatërron gjithçka që gjen para

spot_img
spot_img

Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma ka vazhduar, duke shkatërruar qindra shtëpi ndërsa shërbime të shumta shpëtimi janë ende në terren dhe po monitorojnë vazhdimin e aktiviteteve vullkanike

Vullkani shpërtheu më 19 shtator në ishullin La Palma në Kanariet spanjolle ku jetojnë rreth 80 mijë banorë. Llava vullkanike, temperatura e së cilës arrin 1.100 gradë Celsius, po shkatërron gjithçka para saj

Vlerësimet paraprake tregojnë dëme prej 400 milionë euro. Më shumë se 6.000 persona janë evakuuar. Llava dogji 400 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 400 shtëpi

Shumica e njerëzve qëndrojnë me të afërmit në zona të sigurta në ishull, por qindra janë transferuar në strehimore të ndryshme shtetërore. Ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre përballen me mungesën e opsioneve të tjera të strehimit dhe vullkani mund të vazhdojë të shpërthejë për javë apo edhe muaj.

“Këtu e gjitha është shkatërruar. Nëse nuk janë në depresion, ata janë në prag”, tha Jonay Perez, një politikan dhe banor i qytetit të shkatërruar.

Shumë nga të evakuuarit nuk janë ende të sigurt nëse shtëpitë e tyre janë shkatërruar apo janë ende në funksion. Mbreti Felipe VI i Spanjës vizitoi të enjten ishullin në Oqeanin Atlantik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular