Policia e Tropojës ka vene në pranga dy shtetas qe akuzohen se kanosën dhe goditën me sende të forta një person.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë”.
Sipas bluve, në fshatin Gri, “këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.