Policia britanike ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen e një mësueseje, të quajtur Sabina Nisa. 28-vjeçarja u gjet e pajetë javën e kaluar në një park të Londrës
Mësuesja 28-vjeçare u zhduk të premten e kaluar, më 17 shtator, pasi la shtëpinë e saj në jug të Londrës për të ecur në një distancë të shkurtër, nëpër një park dhe për të shkuar në një bar ku do të takonte një shoqe.
Një kalimtar e gjeti trupin e saj ditën tjetër, rreth orës 17:30. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA, ajo ishte sulmuar me thikë dhe autori e kishte fshehur trupin e saj mes disa pemëve.
“Një 38-vjeçar u arrestua rreth orës 03:00 të së dielës, 26 shtator në një adresë në Sussex-in Lindor”, njoftoi policia.