BallinaAktualitetNdryshon nga sot lëvizja, si duhet të veprojnë shoferët e makinave që...

Ndryshon nga sot lëvizja, si duhet të veprojnë shoferët e makinave që vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës

spot_img
spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjet

Sipas ARRSH, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë

“Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti“, thekson ARRSH.

Ndryshon nga sot lëvizja, si duhet të veprojnë shoferët eNdryshon nga sot lëvizja, si duhet të veprojnë shoferët e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular