BallinaKryesoreApple akuzohet se mashtron përdoruesit me butonin e gjurmimit

Apple akuzohet se mashtron përdoruesit me butonin e gjurmimit

spot_img
spot_img

E keni parasysh atë butonin që fik opsionin e gjurmimit të aktiviteteve nga një aplikacion i instaluar në një iPhone? Epo mesa duket qënka fals, sa për të gënjyer përdoruesit se me këtë veprim, Apple dhe palë të treta nuk po i gjurmojnë më.

Johnny Lin, një ish-inxhinier i Apple dhe bashkëthemelues i kompanisë softuerike Lockdown Privacy thotë se butoni i Apple “Ask App Not To Track” është një “budallallëk” që u jep përdoruesve “një ndjenjë të rreme të privatësisë”, sipas një raporti të Washington Post.

Një studim i Lockdown Privacy ka arritur në përfundimin se edhe nëse përdoruesit kërkojnë që aplikacionet të mos mbledhin aktivitetin e tyre në aplikacionet dhe faqet e internetit të kompanive të tjera, aplikacionet e njohura të iPhone si Subway Surfers ende mbledhin të dhëna personale,

“Ne zbuluam se aktivizimi, apo çaktivizimi i këtij opsioni nuk bëri asnjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të gjurmuesve aktivë të palëve të treta. Ne konfirmuam më tej se të dhënat e detajuara personale, ose pajisje u dërgoheshin gjurmuesve në pothuajse të gjitha rastet”, thuhet në raportin e kompanisë.

Sybo, kompania që bën Subway Surfers, i tha The Washington Post se “në mënyrë që loja të funksionojë siç duhet, disa të dhëna u komunikohen palëve të tjera, kryesisht në industrinë e marketingut, por nuk shpjegoi pse kërkoheshin informacione të hollësishme personale. “Si kompani, ne nuk i ndjekim përdoruesit për qëllime reklamimi pa pëlqimin e tyre”, shtoi Sybo.

“Kur përdoruesi zgjedh” Kërko aplikacionin të mos gjurmohet “, aplikacioni informohet se përdoruesi nuk do të donte të gjurmohej në asnjë mënyrë dhe të gjithë zhvilluesve – përfshirë Apple – u kërkohet rreptësisht të respektojnë zgjedhjen e përdoruesit. Nëse zbulojmë se një zhvillues nuk po respekton zgjedhjen e përdoruesit, ne do të punojmë me zhvilluesin për të adresuar çështjen, ose ata do të hiqen nga App Store”, tha një zëdhënës i Apple, duke hequr përgjegjësinë e kompanisë.

Gjetjet e Lockdoën Privacy janë në kontrast të thellë me fushatat e marketingut të Apple, që janë të fokusuara te privatësia, të theksuara në reklama e postera gjigantë me postulatin: “Ajo që ndodh në iPhone tuaj, qëndron në iPhone tuaj.”

Kritikët e reklamës e kanë quajtur atë çorientuese. Pjesa më e madhe e asaj që bëjnë përdoruesit në iPhone -et e tyre dhe të dhënat që ata krijojnë nuk qëndrojnë në pajisjet e tyre. iPhone -et në mënyrë rutinore u dërgojnë disa të dhëna operatorëve, faqeve të ndryshme të internetit, zhvilluesve të aplikacioneve dhe vetë serverave dhe shërbimeve të Apple.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular