Një 26-vjeçar me iniciale R.K. është arrestuar ditën e sotme në Korçë, për shkak se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjecare. I riu u arrestua në flagrancë dhe u dënua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.