BallinaOP EDNdarja/skizma në Partinë Demokratike është një projekt anti-kombëtar!

Ndarja/skizma në Partinë Demokratike është një projekt anti-kombëtar!

spot_img
spot_img

Nga Zenel Hoxha

Çdo ditë që kalon dhe bëhet më konkret rreziku i një ndarjeje fatale të Partisë Demokratike. Projekti për ta përçarë PD-në dhe për të sjellë një skizmë në partinë më të madhe opozitare në vend, është një projekt kriminal dhe anti-kombëtar.
Projekti populist dhe pseudo-sovranist që po përpiqet të shitet si frymë dhe lëvizje popullore, jo vetëm që nuk prodhon dot rezultate të cilësishme për demokracinë e vendit, por vetëm sa do të çimentojë qënien e PD-së në opozitë dhe do të dobësojë opozitarizmin ndaj veprimeve arbitrare të qeverisë.
Rruga pa krye ku po çohet me paramendim PD-ja është ofendim për çdo demokrat të vërtetë dhe krim ndaj brezave të rinj që shohin vetëm zhgënjim nga politika. Anti-amerikanizmi që po përpiqet të promovohet në nivele të larta politike është rrymë që dëmton interest afatgjata të vendit dhe dobëson rolin e shqiptarëve në rajon.
Nga ana tjetër, i gjendur në kullën e tij të fildishtë dhe i rrethuar nga sejmenë që nuk kanë asnjë lidhje dhe kontakt me bazën e partisë, Lulzim Basha nuk po jep kurrfarë shenja jete. Është e papranueshme që Partia Demokratike të dërgohet në këtë mënyrë drejt greminës.
Nëse nuk ka reflektim tani, jo vetëm që partia më e rëndësishme në vend rrezikon të marrë një goditje të paprecedentë, por edhe politika e vendit do të degjenerojë në mënyrën më brutale të mundshme.
Z.H me 29.9.21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular