BallinaKryesore“Zgjedhjet në Shqipëri njësoj si ato të Bjellorusisë”/ Basha pas takimit me...

“Zgjedhjet në Shqipëri njësoj si ato të Bjellorusisë”/ Basha pas takimit me delegacionin e OSBE/ODIHR: Raporti vërtetoi masakrën zgjedhore, ky vend ka nevojë për…

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit me delegacionin e OSBE-ODIHR u ndal në raportin e hartuar nga to lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, ai renditi disa prej gjetjeve të këtij raporti, që sipas kryedemokratit faktojnë masakrën zgjedhore.

Duke bërë një krahasim, Basha u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë asnjë ndryshim me ato të Bjellorusisë. Kryedemokrati thotë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar, është të luftojmë përmes nismave ligjore, duke përmendur reformën zgjedhore.

Basha u shpreh se kësaj nisme do i shkohet deri në fund teksa bëri me dije se do të kërkojë nga Kuvendi rinisjen e punës për këtë reformë.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Vrasjen e demokracisë. Mjafton të shohësh vetëm një prej rekomandimeve, që shteti duhet të garantojë votën e lirë. Po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti, është thjesht një raport i Bjellorusisë së Lukashenkos. Sistemi i patronazhistëve është vjedhje e qytetarëve shqiptarë dhe përdorimin e tyre nga patronazhistët, njerëz që duhet të hetohen. Raporti flet në rekomandimin e pestë në lirinë e medias. Gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq. I thashë presidents Gaçek që kryeministri mori zëdhënësen e partisë dhe e vendosi në krye të autoritettit të mbikëqyrjes së medias. Ka krijuar një ministry të propagandës. Raporti flet për problemin e blerjes së votave që në bashkëpunim me krimin e organizuar, mori dimensione të reja në zgjedhjet e 25 prillit.

E informova që ne kemi një aryse se pse jemi në atë parlament, kthimin e demiokracisë në vend. Që të arrijmë këtë, të gjithë duhet të mbledhim raportin. Të gjitha këto të marrin zgjdhje, nuk mjafton vetëm një reformë zgjedhore për të cilën kemi ngritur një grup pune. Do t’i çojmë Kuvendin për ngritjen dhe vazhdimin e punës për reformën zgjedhore. Regjimi në 25 prill, deri në procesin e ankimimit, shkeli dhe ato rregulla që bëri vetë. Qartësisht në këtë vend, nuk duhet vetëm një reformë zgjedhore por një shkundje e madhe. Dy mekanizmat kryesor janë t’u japim shqiptarëve jo vetëm ligjin, por dhe instrumentet që legjislacioni do të bëhet. Ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk duhet të bëhet si Bjellorusia. Ne do bëjmë gjithçka” – tha Basha.

Lidhur me përplasjet brenda PD-së pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha tha se armiku i vetëm është regjimi i vendosur nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Partia Demokratike është e përkushtuar të bëjë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarëve. Armiku i PD-së është armiku i shqiptarëve, regjimi i krijuar në 25 prill” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular