Gjermania do të rikthejë vizat për shqiptarët? Ambasadori gjerman nuk e mohon: Do doja të prisnim…

0
709

Kërkesa për azil dhe shkelja e rregullave të qëndrimit në BE në kuadër të lëvizjes së lirë ka rikthyer zërat për mundësinë e pezullimit të regjimit të lëvizjes së lirë edhe për Shqipërinë. Sipas një dokumenti, thuhet se Gjermania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për rikthimin e vizave me disa shtete, përfshirë këtu Shqipërinë.

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf nga Cërriku, tha se nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje

“Nuk mund të jap një koment , unë deri tani nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë pikë. Do të doja të prisnim që të jepnim një përgjigje të saktë”, tha Zingraf

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Cërrikut, Ambasadori gjerman iu përgjigj pyetjes së gazetarëve rreth integrimit te Shqipërisë në Bashkimin Europian. Largimi i Angela Merkel, sipas ambasadorit Peter Zingraf, nuk do të ndryshojë asgjë në mbështetjen që qeveria gjermane do të ketë në vijim ndaj Shqipërisë. Sipas ambasadorit edhe pasuesit e Merkel do të vijojnë në të njëjtën linjë më ish kancelaren sa i takon mbështetjes për Ballkanin perëndimor në rrugën e integrimit në BE.

“Besoj që kancelarja gjatë vizitës së saj të fundit , e cila ishte një vizitë ndarje dhe lamtumire e bëri të qartë që Shqipëria dhe Ballkani përëndimor janë në krye të axhendës së saj si kancelare dhe besoj që e njëjta gjë do të vlejë edhe për pasuesin e saj ”, tha ai.