BallinaKryesorePërlotet gazetarja/Letra prekëse e Mark Shllakut për gruan para pushkatimit: Martohu, por...

Përlotet gazetarja/Letra prekëse e Mark Shllakut për gruan para pushkatimit: Martohu, por mos më harro përgjithmonë

spot_img
spot_img

Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç, kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi, kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat. Juli,vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim

Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj, vrasjen e të atit. Me nxitjen e së ëmës, Juli u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit

Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun. Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme

“Martohu, por mos më harro përgjithmonë”/ Gazetarja

Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej. Ndaj Mark Shllaku ishte përpjekur të paramendonte rrugën që të çonte drejt vendit ku mendohej se do të vritej e groposej. Shokët e tij ishin varrosur në Zallin e Kirit, ndaj Marku e kishte projektuar aty fundin e tij. Të gjitha i kishte shkruar në këtë letër.

Juli është një prej personazheve në dokumentarin “Të zhdukurit”, ku rrëfeu disa nga vargjet e kësaj letre. Kujto.al e publikon të plotë letrën që Mark Shllaku e shkroi dy ditë para se të pushkatohej. Letra nuk e ndihmoi Angjen e fëmijët që ta gjenin trupin e tij. Juli e ruan prej 70 vitesh këtë letër, me shpresën se një ditë do të mund të gjejë eshtrat e të atit, Mark Shllaku.

“Martohu, por mos më harro përgjithmonë”/ Gazetarja

Letra ka mesazhe shumë emocionuese, që nga përbetimi për dashurinë tij për Angjen, porosia për fëmijët, borxhet që kishte lënë në këtë jetë, e deri tek amaneti për të mos reshtur së kërkuari eshtrat e tij.

Kjo letër u lexua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte, Luljeta Progni, gazetare dhe pjesë e fondacionit Kujto.al. Teksa nisi të fliste për këtë letër, ajo u përlot dhe tha se “edhe pse e ka kaluar disa herë nëpër duar, është një histori që sjell shumë dhimbje”.

“Është një ndër historitë më të dhimbshme që kam trajtuar. Kjo letër duhet të rikthehet në çdo kohë. Tregon shumë. Një kohë shumë të vështirë për shqiptarët, diktatura komuniste. Për tua mësuar brezave të rinj se cila ishte historia jonë. E dhimbshme, por duhet ta dinë që kjo dhimbje mos të kthehet më”, tha Progni.

“Martohu, por mos më harro përgjithmonë”/ Gazetarja

Ndërsa e pyetur në lidhje me intervistën që ka bërë me Julin, gazetarja u shpreh se ajo nuk i hiqte nga dora letrat e babait të saj.

“E kishte të vështirë të shkonte te shtëpia e kryetarit të degës për tu lutur që të takonte babanë. Edhe pse kishte frikë, drojë, por duhej ta shikonte babanë për herë të fundit. Juli ishte natyrë e brishtë dhe e fortë. Gjatë intervistës donte të kapërcente emocionet e saj që të thoshte se do realizonte amanetin e babait të saj, shtoi Progni.

Ajo tha se kjo histori ka disa dimensione të dhimbjes, “ndarja e dy njerëzve që janë dashur shumë, ndarja me fëmijët, ndarja më babanë që la amanet të mos i tregonin”.

Progni tregon edhe mesazhin që Marku i ka lënë bashkëshortes së saj që “të ta harrojë e të martohet, por mos ta harrojë përgjithmonë”.

“Martohu, por mos më harro përgjithmonë”/ Gazetarja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular