Ndahet nga jeta pedagogu i fakultetit “Gjeologji Miniera”, Agim Sinojmeri. Pedagogu ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, ai ishte një personalitet i jetës publike dhe ka shërbyer si sekretar i Kuvendit Popullor.
Ditën e dielë, Sinojmeri do të përcillet në varrezat e Sharrës.
Ndërkohë që vitet më vonë ka drejtuar komitetin e zhvillimit të Turizmit si dhe ka qenë pedagog i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
Mësohet se ditën e nesërme do të bëhen homazhet.