“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha, u zhvendos këtë pasdite në Shkodër. Disa figura të PD i janë bashkuar liderit historik të selisë Blu, por deputetët e kryeqendrës së veriut i kanë qendruar besnikë Lulzim Bashës
Të pranishëm në “Foltorën”e Sali Berishës janë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, ish-deputeti Klevis Balliu, nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka, anëtarë të kryesisë së PD.
Në takim ra në sy edhe vajza e Jozefina Topallit. Në takim, nuk raportohet të jetë e pranishme, Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë Shkodër.
Fjalën e tij, ish-kryeministrin e nis me sulm ndaj Edi Ramës, i cili, sipas tij, ka diferencuar veriun, e veçanarisht Shkodrën, nga investimet.
“Për Edi Ramën veriu nuk ekziston”, tha Berisha./Gazeta SHQIP