Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ishte e ftuar deputetja e Partisë Demokratike, Flutra Açka. Ajo foli për ngritjen e komisionit hetimor të PD, ku është përzgjedhur të jetë kryetarja. Açka tha se komisioni ka si qëllim për të hetuar problematikat e zgjedhjes, e shtoi, se zoti Berisha do të apelonte vendimin e dhënë ndaj tij në këtë komision, ajo do të merrej me të.
Ndër të tjera, deputetja nënvizoi se aksioni politik i ish-kryeministrit Sali Berisha do ta përçante Partinë Demokratike, në një kohë që partia ka nevojë të përballet me kundërshtarin politik.
Funksioni i komisionit?
Flutura Açka: Ky komision ende nuk ka filluar, është shumë shpejt për të folur për gjëra konkrete. Ftesa më është bërë për të drejtuar këtë komision, për shkak të integritetit dhe etikës, nuk besoj që është zgjedhje tinzare për të më vendosur në prova ku do kem të vështirë për të marrë vendime. Garantoj që do të jetë një komision me integritet.
Ky komision është dhe gjykata e PD?
Flutura Açka: Në njëfarë mënyre, aty do të shqyrtohen gjëra sa herë do të ketë apelime.
A do të ndërmarrë ky komision në lidhje me largimin e Berishës?
Flutura Açka: Mesa po shoh nuk do të jetë e nevojshme komisione, për aq kohë sa vihet në dyshim legjitimiteti i statutit. Besoj do të jetë një rrugë tjetër. Koha do të tregojë se çfarë rruge do të ndjekin ata që kanë marrë përsipër këtë lloj iniciative. Unë s’kam dyshime për atë që duhet të bëj. Nëse Berisha do të kërkonte të bënte apelim, do të vinte në komision dhe do të shiheshin të gjitha qasjet. Mendoj se kjo ka të bëjë me të shkuarën, mbase kjo lëvizje s’ka pse t’i njohë fare këto struktura.
Zoti Berisha kërkon të mbledhë firma për të mbledhur këshillin kombëtar të PD?
Flutura Açka: Unë zotin Berisha e kam njohur nga jashtë. Në këtë mes jam shumë më e besueshme ndaj simpatisë së figurës së Berishës. Do të thoja që zoti Berisha është në një moment që e ka futur PD në një situatë që s’e meritonte. Ne duhet të luftonim në këtë moment ndaj kundërshtarit tonë politik. Beteja nisi si një beteje personale në momentin që u shpall “non grata”, e si e tillë ashtu duhet të vijonte. Në këtë lëvizje përfshihen dhe në mënyrë spontane edhe njerëz që kanë probleme personale me zotin Basha. Mund të jenë personazhe që kanë detyrime ndaj zotit Berishës. Ne e dimë shumë mirë që zoti Berisha ka qenë figurë autoritare. Në një kohë që PD ka nevojë për këshillat e zotit Berisha, ndodh e kundërta.
Beteja e zotit Berishës po e përçajnë PD?
Flutura Açka: Kur kam vendosur të futem në PD, gjithmonë kam pasur parasysh edhe zotin Berisha. Kam besuar që pas zotit Basha ka një lloj pranimi edhe nga zoti Berisha. Unë jam njeriu i parë i zhgënjyer. Cilit Berishë t’i besoj, atit që pranova të futem në zgjedhje dhe tani më del që zoti Berisha më jep një profil tjetër nga ai që njihja unë, s’di çfarë të besoj. Zoti Berisha është pezulluar në mënyrë të përkohshme nga grupi parlamentar. Është deputet, është në parlament ka fjalën për të thënë fjalën e tij si opozitar. Zoti Berisha ka qenë një opozitar dhe ka bërë opozitë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sjellje ndaj Amerikës. Kjo sjellje deri tani i është shitur PD. PD duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. PD i është dashur të bëjë këtë operacion, për t’i treguar SHBA që nuk është armike e DASH.
Flutura Açka: Ne do të shkonim në parlament e mos harroni që ata njerëz që kanë 8 vite Saliu, Saliu, do të vijonin që t’i je non grata. Unë do të isha e frustruar nëse anëtarë të mazhorancës të merreshin natë ditë me Berishën. Kjo do të ishte fyese. Ky pezullim i përkohshëm të mos keqinterpretohet. Unë do prerefroja që të bëhet një komision të urtësh, të mençurish, për të gjykuar edhe vendime që kryesia mund të ketë marrë gabim. Unë do të propozoja një komision të urtësh që të neutralizonin çdo vendim të nxituar apo papritur. PD prodhon lajm, qeveria nuk prodhon lajm sepse s’bën asgjë. Kemi shumë çështje për të diskutuar, si trafiku, e ne flasim vetëm për opozitën kur cështjet janë të qarta. Një pjesë e këtyre njerëzve të nderuar kanë lidhje emocionale dhe shpirtërore me zotin Berisha, kanë një lloj detyrimi moral e shpirtëror. Kjo gjë personale tani është etiketuar më këtë gjënë që do rinovohej partia. Gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit, nuk mund të fillonte ky debat, shiko me çfarë duhet të merremi ne.
Çështja e komisioneve?
Flutura Aça: Unë dua t’i flas drejtpërdrejt zonjës Nikolla. Unë nuk kam grisur fletën e votimit, shpirtërisht jo. Nuk e gris fletën kur votohet një grua, si grua dhe shkrimtare. Si politikane po e them do e përsërisja me të njëjtën bindje. Jam e bindur që zonja Nikolla, për vetë të majtën është ilegjitime, sepse jam dëshmitare për zgjedhjet. Ne jemi legjitim sepse kemi ardhur me vota të pastra të shqiptarëve. Janë mijëra, mjekë dëshmitarë. E di çfarë ka ndodhur? Është tragjike ta mendosh, është i disati rast që fqinjët e mi ankohen që i kanë shkuar në punë me një fotografi, duke i thënë që i ke bërë “like” Flutura Açkës dhe ke komentuar aty. Ka shkuar deri aty sa i kanë thënë këtyre personave, po i bëtë like do pushoheni nga puna. Ne presim dhe shpresojmë te Reforma në Drejtësi, në mënyrë që ky 25 prill të mos përsëritej më. Një nga çështjet themelore është vota e lirë, pa votën e lirë është e kotë. Unë e di patronazhistin tim. Unë dua të shkoj në gjykatë dhe të padis këtë njeri që më përgjon. Këta njerëz të denoncohen publikisht.
Keni përpara disa beteja, për të cilat po luftoni, por keni dhe një situatë të brishtë në PD. Si parashikoni të shkojë situata?
Flutura Açka: Të gjithë bashkë kemi një kundërshtar, dhe e njohim atë shumë mirë. Në fund do të ketë një PD më të hapur dhe të ndershme. Ju e shihni, që ikin dhe vijnë dhe askush nuk ofendohet. Shikoni bunkerin e PS, kërkon një letër dhe të kesh transparencë nuk ka.
A ju ndihmon kjo situatë që të jenë të fortë përballë kundërshtarit politik?
Flutura Açka: Ne po bëjmë dhe betejën në parlament, do të jetë dhe kjo betejë që do i shërbej një PD-je më të fortë. Zoti Berisha nuk mund ta kthejë PD në një skalion kundër PD, PD është një parti e hapur.
A do të zhdukte këto lëvizje brenda PD mbajtja e Kuvendit Kombëtar?
Flutura Açka: Në këtë fazë problemi është se ka një formë irritimi. Nuk është momenti i duhur. Do të na duhet pak kohë për të rrjedhur gjërat. Pse jo një debat i hapur në PD. Jam e mendimit për të bashkuar PD, jo për ta përçarë atë. Unë s’jam pjesë e të shkuarës së PD. Do të doja një PD më të fortë.
A jeni e zhgënjyer nga zoti Basha?
Flutura Açka: Është shpejt për të gjykuar, unë e njoh prej një kohe të shkurtër. Unë s’kam pasur kohë t’ia shpreh qëndrimin tim. Kam disa gjëra personale që i shoh unë në këndvështrimin tim. Kam rekrutuar shumë vajza dhe djem të mrekullueshëm në Elbasan dhe do të doja që të bënim një Shqipëri dhe PD më të bukur. Kanë ndodhur shumë gjëra. Unë aty, nuk jam për të ndarë tortë mes Berishës dhe Bashës, jam për të bërë një PD, mundësisht, me njerëz më të bukur.