BallinaKronikeNgjarja në Tiranë, Policia jep informacion zyrtar: 26-vjeçari qëlloi me thikë të...

Ngjarja në Tiranë, Policia jep informacion zyrtar: 26-vjeçari qëlloi me thikë të huajën dhe u hodh nga lartësia, ndërrojnë jetë të dy (EMRAT)

spot_img

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Si burri dhe gruaja të përfshirë kanë ndërruar jetë.

Mësohet se 26-vjeçari Kliton Pira ka qëlluar me thikë të huajën 31-vjeçe Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular