BallinaKronikeEkzekutoi me plumb në kokë kunatën dhe e hodhi te Liqeni i...

Ekzekutoi me plumb në kokë kunatën dhe e hodhi te Liqeni i Sharrës, ja dënimi për autorin

spot_img
spot_img

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Dashamir Xhepa, i cili akuzohet për vrasjen e kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit 2019, ku trupi i pajetë i Lirie Xhepës u gjet në Liqenin e Sharrës.

NGJARJA:
Lirie Xhepa, 49 vjeçe, do të gjendej nga kalimtarë të rastit e masakruar pranë liqenit të Sharrës në shkurre, mëngjesin e 14 shkurtit. 49-vjeçarja, pasi ishte torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, ishte qëlluar tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë një plumb në kokë, dhe dy në bark. Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve, policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës.

Gjithashtu, nga hetimet ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liqenit të Sharrës. Sipas hetuesve, vrasja e 49-vjeçares ishte bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lenë adresë. Pasi nuk kishte shkuar në shtëpi as në mëngjes, djemtë e saj kishin shkuar në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty kishin marrë edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar. 49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo kishte humbur bashkëshortin dhe ishte nënë e 4 fëmijëve. Ajo jetonte me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular