Një lajm mjaft i rëndë vjen nga rajoni ku futbollisti grek Nikos Tsumanis është gjendur i vdekur në makinën e tij ditën e sotme.
31-vjeçari është gjendur pa shenja jete, me duart të lidhura dhe me një rrip në qafë nga familja e tij. Policia dyshon se kjo është një vrasje, por ende nuk ka asnjë pistë mbi ngjarjen.
Pasi u raportua i zhdukur nga miqtë e tij, filluan kërkimet intensive për gjetjen e 31-vjeçarit duke zbuluar më pas trupin e tij të pajetë.
Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e Shpresave të Greqisë në vitin 2011 dhe më pare ka luajtur për Korfuzin, Panathinaikosin e Ksanthin.