Një mësuese në një shkollë të mesme në Florida, SHBA, u arrestua dje ( 4 tetor), pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një ish-nxënëse brenda në makinën e saj.
Sipas raportit të policisë, marrëdhënia e midis 31-vjeçares, Britney Lopez Murray dhe adoleshentit 14-vjeçar nisi nëpërmjet një mesazhi, që mësuesja i dërgoi 14-vjeçarit.
Sipas medieve të huaja thuhet se në mesazh mësuesja i kishte shprehur ndjenjat e saj të riut.
Si rrjedhojë mësuesja dhe adoleshenti filluan të takoheshin fshehurazi, me Lopez Murray, duke shfrytëzuar seksualisht djalin e mitur në takimet e tyre.
Lopez Murray dhe ish i dashuri i saj shkëmbenin mesazhe ku detajonin “sa kënaqeshin duke bërë kryer marrëdhënie seksuale”.
Mësohet se mësuesja ka filluar punë në Shkollën e Mesme Hialeah katër vjet më parë, ndërsa në vitin 2017 ajo fitoi titullin “Mësuesja e re e Vitit”.
Marrëdhënia mes Lopez Murray dhe 14-vjeçarit u zbulua të shtunën e kaluar, kur motra e adoleshentit gjeti mesazhe dashurie dhe fotografi të 31-vjeçares, në telefonin e vëllait.
Por nuk mbaron me kaq, pak më vonë babai i adoleshentit gjeti fotografi nudo të 31-vjeçares në celularin e djalit të tij. Menjëheë pas kësaj ai njoftoi autoritetet përkatëse.
Një njoftim i lëshuar nga Këshilli i Qarkut të Shkollës Miami-Dade pas arrestimit të mësuesit thotë se mësuesja do të pushohet nga puna.
31-vjeçarja akuzohet për ngacmim dhe abuzim seksual me një të mitur.
Avokatja e 31-vjeçares deklaroi se klientja e saj “konsiderohet e pafajshme derisa të vërtetohet fajësia” dhe u bëri thirrje njerëzve të mos nxitojnë në përfundime dhe mos besojnë çdo gjë që dëgjojnë