BallinaAktualitetZgjatimi i Unazës rikthen protestat! Banorët e Laprakës: Po na marrin shtëpitë...

Zgjatimi i Unazës rikthen protestat! Banorët e Laprakës: Po na marrin shtëpitë për të ndërtuar kullat e oligarkëve!

spot_img
spot_img

Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe ka ngritur sërish në protesta banorët e zonës.

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në rrugën ‘Josif Pashko’ pranë shinave të trenit në Tiranë.

Ata protestojnë pasi janë kundër shembjes së banesave, që i hap rrugën vazhdimin e punimeve. Banorët kanë bllokuar edhe aksin kryesor me kazanët e plehrave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve

Që prej vitit 2018 kur nisën edhe punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe banorët e Astrit protestuan në mënyrë të vazhdueshme, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive.

Qytetari: Këta nuk kanë bërë asnjë komunikim me ne, por kanë ardhur dhe na kanë vendosur fadromat. Ky është shtet i pandërgjegjshëm. Po na marrin shtëpitë për të ndërtuar kullat e oligarkëve. Nëse nuk merren masa, populli do të egërsohet. Këtu ose derdhet gjak ose mbrohet prona jonë. E kemi ndërtuar shtëpinë për 30 vjet me djersë e gjak. Këta vazhdojnë parrullën “përça e sundo”.

Qytetarja: Me dëmshpërblimet që na jep shteti, as edhe një dhomë nuk e marr dot. I bie që jemi në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë e nuk kemi asnjë informacion se çfarë do bëhet me ne. Ne po dalim në rrugë të madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular