Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është liruar nga detyra që mbante që prej vitit 2018.
Burimet konfirmuan se mesditën e të martës, Veliu ka qenë në një takim në Kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama.
Sipas burimeve të rezervuara, Ardi Veliu ka zhvilluar sot edhe një takim me stafin e ngushtë ku ka konfirmuar se do të largohet nga detyra.
Shkarkimi i Veliut vjen pasi vendi është tronditur nga një numër ngjarjesh të rënda kriminale. Vetëm pak ditë më parë, u vra efektivi i Krimeve në Policinë e Lezhës, nënkomisari Saimir Hoxha.
Ardi Veliu u emërua zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos në shkurt të 2018-ës.