BallinaKryesoreKriza e energjisë, Flamur Hoxha: Shqipëria ka burime për ta përballuar, por...

Kriza e energjisë, Flamur Hoxha: Shqipëria ka burime për ta përballuar, por ka abuzime. Nëse PD do ishte në pushtet…

Rritja e çmimeve të shportës është kthyer në një problem për qytetarët shqiptarë, pasi rëndon në xhepat e tyre. Sikur mos të mjafton kjo, Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në deklaratë për mediat paralajmëroi ardhjen e krizës energjetike.
Ndërkohë deputeti i PD Flamur Hoxha në një intervistë që për Ora News,me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se sot kur vendi është në një situatë të tillë duhet të bëhet i mundur tatimi i vlerës së shtuar të diferencuar.
Flamur Hoxha: Qeverisja aktuale erdhi në pushtet duke premtuar uljen e çmimeve të shportës, dhe gjatë këtyre 8 viteve s’ka pasur rritje pagash. Kemi arritur në atë pikë, ku pjesa më e madhe e popullsisë me pagat që marrin nuk përballojnë dot shpenzimet e jetesës.
Nuk duhet që të ishte ky mandat i tretë. Ne kishim një program për këto familje në nevojë. Nëse sot PD do ishte në pushtet do të flisnim për politika të ndryshme. Ne duhet të kemi përgjegjshmëri në lidhje me atë se çfarë kemi ofruar, në të gjithë fushatat. Sot më shumë se kurrë duhet që të paktën një nga nismat për të bërë të mundur një tatim të vlerës së shtuar të diferencuar. Kjo do të ishte ajo që ne shohim ndjejmë dhe kemi prekur dhe vendet e zhvilluar të rajonit.
Për Hoxhën, ulja e TVSH në 6% do të shërbejë për të frenuar nivelin e çmimeve. Ai thotë se shqiptarët sot nuk kanë minimumin jetik, ndërsa shton se Shqipëria ndodhet në udhëkryq.
Flamur Hoxha: Ulja e TVSH në 6% mund të shërbejë për të frenuar nivelin e çmimeve. Një qeverisje që ka primare nevojat e qytetarëve merr gjithë përgjegjësinë dhe bën të pamundur që të implementojë politika që janë të realizueshme. Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk e kanë bërë vendet e zhvilluara apo vendet e rajonit. Ne kemi Italinë që e ka 6% TVSH për produktet bazike.
Ka 8 vite në pushtet dhe ende nuk ka bërë të mundur që diferencojë shumë produkte bazë. Ne nga pikëpamja e kërkesës apo ligjeve ne ia kemi kaluar edhe BE. Ne nuk marrim përgjegjësinë për të implementuar ligjet që bëjnë të mundur implementimin e TVSH. Shqipëria ndodhet në udhëkryq, shqiptarët sot kanë minimumin jetik. Duket e pabesueshme që në vitin 2021, ne të diskutojmë për nevojat bazike, për të jetuar. Në shumë familje në çdo cep të Shqipërisë, kemi akoma ushqim me lista.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular