BallinaKryesore“Shqipëria dhe 5 vendet e Ballkanit, angazhim për reformat”/DASH përshëndet zotimin e...

“Shqipëria dhe 5 vendet e Ballkanit, angazhim për reformat”/DASH përshëndet zotimin e BE: Është e rëndësishme që dera të mbahet e hapur

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar zotimin e Bashkimit Evropian për të mbajtur “derën hapur” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në twitter, zëdhënësi Ned Price i DASH thotë se SHBA e mirëpret deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reforma. Është e rëndësishme që dera e BE-së të mbahet hapur për ta”, tha Price.

Bashkimi Evropian mbajti sot në Slloveni një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën thuhet se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Por, sipas deklaratës, procesi i zgjerimit do të bazohet në “reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individuale”.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian, pasi kane hapur  disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular