Në lokalin ku ish-kryeministri Sali Berisha kishte organizuar foltoren me demokratët e Gjirokastrës, ka patur shkëputje të energjisë elektrike për pak çaste.
Kjo ka sjellë irritimin e pjesëmarrësve në këtë takim, të cilët nisën të brohorisnin “Rama ik”, por edhe therrisnin emrin e ish-kryeministrit, në shenjë mbështetje.
Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një tur takimesh pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar, pasi u shpall non grata në Amerikë.
Sali Berisha thotë se takimet po i zhvillon për të ringritur Partinë Demokratike dhe për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD për vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi.
Shenja se kriza energjetike po vjen apo një hakmarrje e vogël për ish-kryeministrin?