BallinaIntervista“Agjentë të CIA-s dhe FBI-së kanë qenë në Shqipëri, në dosje kanë...

“Agjentë të CIA-s dhe FBI-së kanë qenë në Shqipëri, në dosje kanë fakte”- Geri Kokalari: Nuk i kuptoj ata që mbështesin Berishën, përfshirë kushërirën time!

Geri Kokalari komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për “Real Story” në News24 ai thotë se anëtarë të CIA-s dhe FBI kanë qenë në Shqipëri dhe në dosjet e tyre kanë fakte kundër Berishës, që e inkriminojnë atë.

“Nëse DASH i ka këto fakte kundër Berishës, ata duhet ti nxjerrin këto karta në publik”, shprehet Kokalari.

Ai vë në dukje se nuk i kupton ata që mbështesin Sali Berishën, përfshirë edhe kushërirën e tij, aktivisten republikane Evi Kokalari.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Ju vini nga nje familje me kontribute nga Gjirokastra. Se fundmi i kemi pare nje tjeter Kokolari aktive me denatin brenda PD. Te flasim pak per kontributet tuaja ne te shkuara per afera te dyshuara koruptive te qeverive te Tiranes dhe ate se kush jeni personalisht.

Kokalari: Une gjithashtu jam perfshire ne denoncimin e kompanise te perfshire ne ngjarjen e Gerdecit. Eshte pak e veshtire te kuptoj plotesisht ngjarjet ne shqiperi sepse une nuk jam politikan atje, por mesa kuptoj nje kusherira ime atje me te njejtin mbiemer flet sikur ka lidhje direkte me Musine Kokalarin cka eshte shqetesuese. Une di se cfare kam bere une vete, jo vetem per denoncimin e aferave korruptive ne Shqiperi, por edhe per ndihmat humanitare pas renies se komunismit dhe ne ndihmen per nisjen e bombardimeve per Kosovën. Une nuk di qe Evi Kokalari te kete ndonje kontribut per kauzen shqiptare. Vetem nese ajo quan kontribut per kauzen shqiptare te mbeshtetesh Sali Berishen dhe ketu sigurisht qe ndahemi mprehtesisht nga njeri-tjetri. Per kohe te gjate une kam mbeshtetur idene se Berisha ne qeveri nuk eshte nje gje e mire per Shqiperine per fat, ai nuk eshte me ne qeveri. Fatkeqesisht pasi ai erdhi dhe u lut tek une, une kam ndihmuar qe ai te vije ne pushtet ne vitin 2005. Por ama gjithashtu une dhashe nje dore qe ai te ikte nga pushteti ne vitin 2013 dhe do te bej cfare te kem ne dore, qe ai te mos marre kurre pushtet ne te ardhmen.

Pyetje: Perse?

Kokalari: Une nuk i kuptoj ata qe mbeshtesin Sali Berishen, perfshire dhe kusheriren time. Une pashe se cfare ndodhi ne kohen e Berishes me Armon, kur zarat e Berishes rane si nga qielli dhe e moren, kur ishte nje tjeter kompani amerikane qe fitoi tenderin dhe nuk kishin kapacitetet per ate tender, por befas fitoi Rezar Taçi dhe ai duhet te fuste nje kapital prej 250 milion dollaresh per mirembajtjen dhe shpenzimet e kompanise. Ajo nuk ndodhi kurre. Gjtihsesi ok, por me pas befas behet nje tender tjeter dhe nje kompani fantazem, Vetro Sillk Rod, me pronare me njerez me reputacion te dyshimte na del si ofertuesi me i madh dhe serish pas tyre, Rezart Taçi. Si mund te ndodhi kjo ne nje demokraci funksionale? Dhe per me keq, paraqiten nje cope leter si garanci financiare gjoja nga nje banke amerikane, nje mashtrim qe une e denoncova. Te gjitha keto fakte mua me duken si shembuj kryesore te korrupsionit te qeverise Berisha. Pastaj vjen skandali me kompanine AEY dhe ne e dime se ka pasur nje transaksion mes qeverise shqiptare, tregtareve te armeve ne Majemi dhe nje personi Henri Tome’ nje trafikanti famekeq armesh, per te kercyer tangon, duhen dy pale. Ne kete afere, pala ne Amerike shkoi ne gjyq dhe ne burg. Por sic thashe, per te hequr vallen, duhen dy vete. Pra ata bashkepunuan me nje pale ne Shqiperi. Çfare dime ne? Qe ne ate kohe sali berisha kontrollonte qeverine. Pra te gjithe raportonin tek Sali Berisha dhe te gjithe ata qe njohin Sali Berishen e dine qe ai eshte nje mikromenaxher, pra kontrollon vete gjithcka ne detaje ndaj dhe nuk ka asnje shans qe nje gje qe ndodhte ne Shqiperi, te behej pa miratimin e tij, sic e shoh une. Dhe nga keto dy afera, ku une kam vete informacion direkt, une besoj se Sali Berisha eshte nje person i korruptuar dhe nuk di sesi nje njeri me inteligjence normale, mund te dale me nje mendim tjeter per te.

Pyetje: Kjo tezë është bërë pjesë e debatit që kur ai u përcaktua si i tillë nga vendimi i departamentit të shtetit. A është ai njeri i tillë, a është ai i korruptuar? A ka ndërtuar ai një sistem politik dhe shtetëror të korruptuar apo që nxit korrupsionin, pasi gjithashtu ka ekzistuar apo ekziston një mitizim i portretit te tij si nje person autoritar, qe sfidon rregullat e demokracise dhe ligjit, por qe nuk eshte i korruptuar.

Kokalari: Me rastet qe pershkrova vete, ato jane rasti a b dhe c. Nese do isha une ne panelin e gjykatesve, une e di cili do ishte vendimi im. Une nuk e di se cfare informacionesh ka departamenti i shtetit, por sigurisht qe keto informacione qe paraqita une, i kane dhe ata dhe te qartesojme nje gje: Agjente te FBI kane qene dhe jane ne Shqiperi, CIA banon ne Shqiperi, pra ne dosjen e tyre inteligjente ata kane fakte kunder tij, qe e inkriminojne ate dhe ketu eshte nje pjese e problemit. Nese Departamenti i Shtetit i ka keto fakte kunder Berishes, ata duhet ti nxjerrin keto karta ne publik

Pyetja: Ketu shtohet skepticizmi i asaj pjese te shoqerise qe mbeshtet Sali Berishen. Per shume nga ne, miti i Sali Berishes per korrupsionin, ka rene, qe pas shperthimit ne Gerdec dhe me ate qe ndodhi me pas…

Kokalari: Mendoj qe ka rene me heret. Sali berisha u paralajmerua. Edhe une, edhe Banka Boterore e paralajmeruan ate per firmat piramidale ne 1997. Ai i injoroi. Ai doli dhe tha se parate dhe firmat ishin te sigurta. Dhe ne e dime cfare ndodhi. Nese doni te flisni per eksodin e shqiptareve nje nga arsyet kryesore eshte kriza e viteve 1996, 1997. Kush do qe te rrije ne nje vend te tille, ku te gjithe kane arme dhe qellojne njeri tjetrin. Ajo ishte nje katastrofe. duhet te ktheheni mbrapa ne kohe. Pastaj po te doni vijme te kohet me aktuale dhe prape, me duhet te them se me episodet qe une risolla, sesi mund te mos shkosh tek ai perfundim per Sali Berishen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular