Shpirti shfaqur mrekullisht në telajo, trazirat deri te përjetimet më të ngrohta vijnë përmes ekspozitës “Tuesday Blues” të piktorit dhe grafistit të ri Idlir Diku. Punimet që rrokin stinët, portretet që tregojnë përmes detajesh vrullin e jetës deri te shqetësimet më të qenësishme të njeriut vijnë përmes formash e ngjyrash qartë si drita. Idliri heq çdo barrierë për të krijuar një lidhje bashkëvepruese të punimeve me dashamirësit e artit.
Ekspozita me piktura “Tuesday blues” e Idlir Dikut tek Muzeu Historik Kombëtar
Idlir Diku ka realizuar koleksionin e parë të pikturave personale te cilat i ka ekspozuar tek Muzeu Historik Kombëtarë, tek salla e vogël.
Ky është një hap i vogël drejt një rrugëtimi shumë të gjatë që ai ka përpara.
Ekspozita e titulluar “Tuesday blues” hapet sot – e Martë, datë 5 Tetor 2021, ora 18:00 dhe do qëndrojë e hapur për dy javë.
RELATED ARTICLES