Ish-kryeministri Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.
Berisha thotë se takimi i radhës do të mbahet nesër (e premte) në qytetin e Elbasanit. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.
“Njoftim! Diten e premte me daten 8 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb” njofton Berisha.