BallinaKronikeMatt Palumbo: Soros vepron në shtete të korruptuara. Ja lidhja e ngushtë...

Matt Palumbo: Soros vepron në shtete të korruptuara. Ja lidhja e ngushtë e tij me Anthony Blinken

“Njeriu pas perdes” është libri që shkrimtari amerikan Matt Palumbo i ka kushtuar rrjetit sekret të multimiliarderit Xhorxh Soros.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, shkrimtari Palumbo thekson ndikimin që Soros ka në Europë, e specifikisht në Ballkan

Palumbo thotë se Soros vepron në vende ku ka korrupsion dhe kaos

Ai tha se edhe pas vendimin të Sekretarit Blinken për zotin Berisha qëndron Xhorxh Soros.

Studiuesi amerikan Matt Palumbo, pas pak muajsh, në fund të dhjetorit do të vijë me një libër mbi jetën e George Soros.

Në një intervistë për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Palumbo foli për shpalljen non grata të Berishës nga DASH.

Palumbo thekson se Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken ka lidhje të ngushta me Soros dhe shpallja non grata e Berishës ishte nder që ai i bënte pikërisht Sorosit

“Biden ka lidhje të ngushtë me Soros. Ka pasur sanksione ndaj Berishës në maj. Po cili ishte motivimi për të dalë kundër Berishës tani? Sekretari i Shtetit ka lidhje të ngushtë me Sorosin. Babai i tij ka punuar për dekada për fondacionin e Soros, është kujdesur për bibliotekën dhe për kolegjin e Soros. Instituti i Studimeve ka pasur gjithashtu mbështetjen e tij. Besoj se ka pasur interes të Sekretarit të Shtetit për të ndihmuar Sorosin.

Soros ka lidhje të afërta edhe me median, në Ballkan ka shumë organizata që punojnë për të. Ka organizata edhe në Shqipëri që kanë lidhje me të. Shumë histori të Soros nuk përmenden në media, sepse ai ka nën kontroll shumë media. Soros përfshihet shumë në politikë, sepse ka shumë para në lojë, ai ndikon edhe tek prokurorë, edhe tek institucione etj. “, u shpreh Palumbo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular