BallinaEkonomiSherefedin Shehu: Prodhimi i energjisë më i lartë se kërkesa, arsyeja e...

Sherefedin Shehu: Prodhimi i energjisë më i lartë se kërkesa, arsyeja e krizës keqmenaxhimi

Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, shprehet se 9 vitet e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të prodhimit të energjisë elektrike.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Shehu teksa ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë, është shprehur se në Shqipëri prodhimi i energjisë ka qenë më i lartë se kërkesa për ta përdorur atë.

Për Shehun arsyeja e krizës së energjisë është keqmenaxhimi i saj.

Sherefedin ShehuLidhur me prodhimin e energjisë elektrike vitet e fundit, të paktën 8-9 vite e fundit, kemi një rritje të ndjeshme të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike në vend, por ajo që duhet përmendur është lart kapaciteteve dhe mundësive që ka vendi ynë për energjinë elektrike. Këtu kam parasysh vonesat në dhënien e lejeve apo mbikëqyerjen e zbatimit të kontratave koncensionare, për prodhimin e energjisë elektrike nga uji, por më shumë kam parasysh faktin se Shqipëria ka bërë zero progres lidhur me diversifikimin apo me burimet e tjera të energjisë. 

Nëse Shqipëria do të përballet me një krizë kjo nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç keqmenaxhimit. Të gjithë statistikat tregojnë se bilanci vjetor i prodhimit është pozitiv, pra prodhimi i energjisë elektrike është më i lartë sesa nevojat e energjisë elektrike. Duhet të ndajmë pjesën që lidhet me keqqeverisjen apo keqmenaxhimin dhe pastaj që është dhe ndikimi i kërkesës në botë. Në lidhje me energjinë ne nuk kemi asnjë lidhje me tregjet ndërkombëtare sepse ne nuk jemi konsumatorë të gazit, pasi problemet më të mëdha sot në treg lidhen me gazin ose janë shkaktuar nga gazi.

Më tej Shehu shprehet se kompanitë në vendin tonë që prodhojnë dhe shpërndajnë energjinë elektrike nuk kanë transparencë. Ai tha se vendi ynë eksporton energji atëherë kur nuk duhet.

Më tej theksoi se vendi ynë mund të bëjë koordinim me Kosovën, në mënyrë që ne të prodhojmë energji kur Kosova ka mungesë qymyri dhe anasjelltas.

Sherefedin Shehu: Shifrat që  kemi në dispozicion janë të pakta. Kompanitë tona që prodhojnë dhe ndajnë energjinë elektrike nuk kanë tranparencë dhe nuk mund të gjesh as publikimet e tyre që janë detyrime  ligjore. Ka një referencë për tenderin e fundit të blerjes së energjisë elektrike, ku çmimi është tre herë më i lartë krahasuar me bursën më të ulët që është referuar bura e Budapestit. Kemi lidhje me botën, por problem është se ne kemi lidhje të shkurta dhe pazare për faktin se ne eksportojmë energji atëherë kur nuk duhet të eksportojnë. 

Ne japim energji me çmim shumë të lirë të paktën një kompanie në një kohë që ne bëjmë blerje. Ne jemi në një pozitë shumë të favorshme. Ne mund të bëjmë një bilanc vjetor të koordinuar me Kosovën, ku ne furnizojmë në periudha të larta prodhimin e energjisë nga uji dhe ato mund të rrisin prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri kur ne kemi rezerva të ulëta ujore. Ne kemi prodhuar atëherë kur duhet të ruanim rezervat tona ujore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular