BallinaAktualitet"Do rriten çmimet e biletave të autobusëve nëse qeveria nuk..."/ Paralajmërimi i...

“Do rriten çmimet e biletave të autobusëve nëse qeveria nuk…”/ Paralajmërimi i Shoqatës së Transportit

spot_img

Rritja e çmimit të karburantit do të çojë në rritjen e çmimit të biletave të Transportit Urban dhe Interurban

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban ka paralajmëruar se rritja ne çmimit të naftës është një goditje fatale për këtë sektor, i cili ende nuk ka dalë plotësisht nga kriza e pandemisë.

Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transporteve në Zona Zero në Top News tha se rritja e çmimit me 10 ose më shumë për qind gjatë 2 javëve të fundit i ka rritur kostot për transportin publik me të paktën 25 milionë lekë më shumë

Qëllimi i shoqatës nuk është rritja e çmimit të biletave, por qeveria duhet të ndërhyjë në këtë sektor pasi nafta është produkti bazë me të cilin operojnë.

“Ne i kërkojmë qeverisë të ulë TVSH -në nga 20% në 6% dhe të heqë taksën e qarkullimit, e cila është një taksë e padrejtë me 27 lekë për litër, pasi ne jemi një sektor në shërbim të qytetarëve. Operatorët e transportit janë në pritje deri në datë 15 tetor dhe nëse nuk do kemi një përgjigje nga qeveria, do vendosim çfarë do bëhet,” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular