Një stuhi masive ka goditur shtetin amerikan të Oklahomës, duke tërhequr pas vetes dhjetëra tornado të fuqishme, shi të rrëmbyeshëm dhe vranësira.
Duke filluar nga e diela deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa tornado shkaktuan dëme të mëdha materiale, por për fat te mire deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur.
Stuhia e fuqishme e përcjellë me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta preku Arkansasin, Kansasin, Missouri dhe Teksasin.
Në videot e transmetuar nga televizionet lokale, shihen shtëpi të shkatërruar, ndërsa është paralajmëruar për rrëzik potencial të tornadove tjera në Oklahoma.