Kompanitë turke të prodhimit të armëve luftarake, Havelsan dhe Transvaro, që janë të specializuara sidomos në prodhimin e dronëve thonë se mjeti i ri që kanë zhvilluar është një “dron vrasës dronësh”
Sipas zyrtarit të Havelsan Nezih ?i?man kërcënimi i paraqitur nga dronët me kosto të ulët është rritur në mënyrë dramatike. Ai shpjegoi se droni “kamikaz” që kanë ndërtuar mund të mbrojë objektet kritike, godinat, madje edhe trupa gjatë lëvizjeve, që mund të jenë objekt sulmesh me dronë.
Ai zbuloi se droni kamikaz mund të godasë disa dronë të tjerë në një rreze veprimi prej 40 metrash, duke i shkatërruar përmes shpërthimit.
“Ne po përpiqemi për diçka që nuk është bërë më parë në Turqi”, tha ai për mediat turke.
“Përdorimi i algoritmeve”
UAV kamikaze është pjesë e gamës së gjerë të sistemeve të zbulimit dhe shkatërrimit të droneve të Havelsan dhe Transvaro që përdorin algoritme të ndryshme dhe komponentë të ndryshëm si radar, pajisje mikse, paketa elektro-optike dhe detektorë radiofrekuence.
“Ne ofrojmë një sistem të mbështetur nga inteligjenca artificiale (AI) që do të përdorë algoritme për të zbuluar, diagnostikuar, analizuar dhe eliminuar një kërcënim duke përdorur armën e duhur”, vuri në dukje ?i?man.
Meqenëse UAV është ende në fazën e testimit, ai ende nuk ka arritur aftësitë e tij të plota operacionale. Sidoqoftë, zyrtari zbuloi se kompania do të demonstrojë aftësitë e të gjithë sistemit, nga zbulimi në shkatërrim në muajt e ardhshëm.
Droni kamikaze u ekspozua gjatë një panairi mjetesh luftarake në Ankara.