Ish-kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi pritjen elektrizuese në Kukës nga simpatizantë të tij, për të kërcënuar disa herë kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ish-lideri historik i PD, përsëriti disa herë se Rama nuk do ta gëzojë mandatin e tretë.
“Edvin, ti mendon se do ta gëzosh këtë mandat. Dëgjoi pak ato daulle, po bien për ty. Ti që ke vjedhur me qindra milionë, nuk e gëzon dot mandatin. Ke blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin dhe dëgjoi prapë ato daulle, sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarave të tuaj mizor për të terrorizuar shqiptarët. Nuk gëzon dot mandat ti. Kryeministri i Austrisë dha dorëheqjen, por para më shumë se Edi Rama nuk ka dhënë kush në botë”, tha Berisha
Kryeministri paralajmëroi edhe protesta para kryeministrisë, pa dhënë detaje se kur.
“Tek kryeministria e kemi radhën me atë daulle. Këto Edvin, populli nuk ti fal ty. Këto janë punë burrash dhe jo punë pengjesh”, tha Berisha.