Redi Balla është djaloshi 22 vjeçar i cili ka shkuar në spitalin e Traumës i plagosur. Policia informoi se Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar i riu. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
Ora News përcolli e para video nga vend ii ngjarjes, momentin kur policia kishte rrethuar zonën dhe filloi të mblidhte provat.