BallinaKronikeEMRAT/Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Tiranë, u qëlluan...

EMRAT/Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Tiranë, u qëlluan me armë zjarri pas një konflikti me autorët në rrugë

Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen e dyfishtë te ish-Parku i Autobusëve, në Tiranë, e ndodhur pasditen e sotme.

Policia njofton se në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, të cilët janë qëlluar nga autorët pas një konflikti në rrugë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular