BallinaKronikePazare për shpërndarjen e drogës, dalin detaje për plagosjen e dyfishtë. Nga...

Pazare për shpërndarjen e drogës, dalin detaje për plagosjen e dyfishtë. Nga sherri verbal pranë një pallati tek përdorimi i armëve. Si nisi konflikti

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy të rinjve në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Sipas News24, një nga pistat e hetimit është pasi të rinjtë dyshohet se janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës në doza të vogla.

Mësohet po ashtu se konflikti ka nisur mes dy grupeve të rinjsh, ku pas debatit verbal konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të rinjtë janë konfliktuar në trotuar pranë një pallati.

Nga kjo ngjarja mbetën të plagosur 27-vjeçari Aleksandër Nikolli dhe 25-vjeçari Xhulio Vela.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular