BallinaAktualitetBerisha-Ramës: Nuk do t’i gëzosh këto zgjedhje, do t’i paguash sa frëngu...

Berisha-Ramës: Nuk do t’i gëzosh këto zgjedhje, do t’i paguash sa frëngu pulën

Nga ‘foltorja’ në Dibër, ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 25 prillit ka përdorur 130 mln para të thata që i ka shpërndarë në zonat e tërmetit, ka përdorur dokumenta personale të qytetarëve dhe paratë e drogës për të blerë vota.

Në fjalën e tij, Berisha e cilëson kryedemokratin Basha si të papërgjegjshëm dhe nga ana tjetër i thotë kryeministri Rama se nuk do t’i ‘gëzojë’ këto zgjedhje.
Berisha: Qëndrimi i ish kryetarit të PD ndaj votës të 26 prillit ishte një tradhti ndaj shqiptarëve. Edi Rama më 26 prill përdori 130 mln euro para të thata duke shpërnda në zonat e tërmetit, kjo me dokumenta të thesarit të shtetit, Rama përdori 990 mijë dokumenta personale të qytetarëve në sistemin e dënueshëm antikukushtetues të drejtave të njeriut, të dhënat personale me patronazhistët, përdori bandat dhe paratë e drogës për të ble votat. Çdo kryetar i lirë mbushte sheshin të nesërmen, ose përmbysej në zgjedhje ose nuk lëvizte njeri nga sheshi deri në vendime. Doli bëri një deklaratë të pa sens, fituam, dhe u zhduk një javë nuk doli më. E thirra, i them zotëri, nuk kisha dyshim që nuk i kemi fitu zgjodhjet, nuk fitohet kur votohet kryetari 90%. Ai na kishte marrë mandatet me këto. Nuk ka njeri në botë të më bëjë të hesht që të mbrojë interesat tyaja, do shkojë në çdo zyrë. Motrat nuk votonin për vëllanë deputet, se thonin na filmojnë nga sipër. I la të gjitha dhe u mor me karrigen e tij, kjo ishte tradhti e madhe e tij, nuk nxorri në shesh partinë e tij. Misioni i ODIHR i përcaktoi tre thyerje madhore. Nëse rri dhe merresh me zgjedhjet tua kujt me ja rrëzu zgjedhjet? Një njeriu të papërgjegjshëm. Edhe kështu e pësuam. Ne këtu jemi, i them Edi Ramës se nuk do ti gëzojë këto zgjedhje. Të ngrihet gjithë bota, sistemi i patronazhistëve që sollëm paratë që shpërndau do të paguash sa frengu pulën dhe zgjedhjet nuk ti njohim. Bëj ç’të duash marrëveshje me Bashën po mos harro që institucioni i vërtetë i shqiptarëve është ‘foltorja’.
Ish kryeministri ka edhe një thirrje për të gjithë demokratët të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në ‘foltore’.
“Ka të tjerë që s’kanë ardh. Ajo që ju përcjell atyre do përdor fjalët e kryetarit të degës së Pd të hasit, që i tha Bashës: Kryetar, po erdhi Berisha për foltore unë do të jem aty. E di pse? Sepse po të mos jem nuk jam të nesërmen kryetar më, baza ime është e tëra aty. Unë i ftoj këta. Secili që mendon ndryshe nga Berisha do dëgjohet dhe respektohet me vendosmërinë më të madhe. Ne jemi bashkë. Ti mendon se Berisha nuk duhet të jetë, hajde shprehe me votë, por ama që të mos votojmë e largon veten shumë”, u shpreh Berisha.
Berisha ironizon Kryedemokratin Basha, duke thënë se : Me të gjitha, që nga themelimi i partisë dhe derisa unë jam larguar nga drjetimi i saj problemet me votime i kemi zgjidhur, nuk ka ndodhur që kryetari të thotë, pse i tha Noka për një shprehje që kishte përdorur, je i shkarkuar. S’është kryetar, ky duket sikur ka studiuar në Korenë e Veriut dhe jo Hollandë. Ky nuk ka normat më elementare të demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular