BallinaKryesorePatronazhistët edhe në progres-raportin e BE për Shqipërinë

Patronazhistët edhe në progres-raportin e BE për Shqipërinë

Në fjalorin e fushatës së zgjedhjeve lokale të 25 prillit hyri edhe një fjalë e re, “patronazhist” e harruar pas viteve në ‘90

Kjo fjalë nisi të lakohej pas publikimit në lapsi.al të skandalit me të dhënat e 900 mijë qytetarëve që kishin rënë në duart e Partisë Socialiste dhe po përdoreshin për qëllime elektorale.

SPAK e mbylli hetimin pasi nuk gjeti asnjë provë për manipulim në zgjedhje duke ia kaluar këtë dosje prokurorisë së Tiranës për nxjerrje të rë dhënave personale.

Por ky skandal është vulosur tashmë edhe në raportin e progresit që Bashkimi Evropian bën çdo vit për vendin tonë. Në raportin e publikuar këtë të martë citohet shqetësimi i OSBE-ODIHR për përdorimin e të dhënave personale.

“Sipas OSBE/ODIHR, mbetet shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e burimeve dhe funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike, duke përfshirë akuzat e përhapura për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale mbi preferencat politike të qytetarëve” – thuhet në raportin e Progresit të Bashkimit Europian.

Për kryeministrin Rama, “patronazhistët” janë krenaria e këtyre zgjedhjeve pasi i falënderoi në mënyrë të veçantë në fjalimin e fitores.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular